Irani dënon sulmin e SHBA-ve ndaj bazës së regjimit të Asadit

Irani ka dënuar fuqishëm goditjen e bazës ajrore Shajrat në prefekturën e Humusit në Siri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, zëdhënësi i ministrisë Behram Kasimi citohet të ketë thënë se “E dënojmë fuqishëm sulmin e SHBA-ve në bazën ajrore Shajrat, duke treguar si arsyetim sulmin kimik në Siri.”

Sipas deklaratës, Kasimi është shprehur se “hapat e këtilla të njëanshme” i bëjnë edhe më të ndërlikuara problemet në Siri dhe rajon.

Paraprakisht Pentagoni konfirmoi se SHBA-të kanë goditur me 59 raketa Tomahawk nga anijet amerikane në Mesdheun Lindor bazën ajrore Shajrat të ushtrisë siriane, për të cilën zyrtarët amerikanë besojnë se është përdorur për të kryer sulmin vdekjeprurës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button