Trump takon sot presidentin e Kinës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pret sot në Florida presidentin e Kinës, Xi Jinping, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Takimi, i pari i dy presidentëve, do të vazhdojë edhe nesër.

Marrëdhëniet e ardhshme midis dy ekonomive më të mëdha në botë kanë qenë të paqarta pas zgjedhjes së Trumpit, i cili është inauguruar më 20 janar.

Gjatë fushatës, ai e ka akuzuar Pekinin për politika të padrejta të tregtisë.

Javën e kaluar, Trump ka shkruar në Twitter se SHBA nuk mund të tolerojë më deficite masive trgetare dhe humbje të vendeve të punës dhe se takimi me Xinë “do të jetë shumë i vështirë”.

Temë diskutimi pritet të jetë edhe kërcënimi bërthamor nga Koreja e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button