Tupanat e mahallave

 

Unitarizmi politik i Maqedonisë si duket po e humbë kuptimin e emrit që ka nga mish mashi politik që po ndodhë pas dhjetorit të 2016. Të etur për pushtet dhe të betuar për pushtetin po na i nxjerin sytë se kush është më patriot dhe se cili e do Maqedoninë më shumë e cili më pak. Cili e unifikoj faktorin politik shqiptarë dhe cili po e pengon atë.

Këto antagonizma mes tyre po na futin në një qoshsokak me pasoja të paevitueshme për qytetarët e thjeshtë,sepse këta pseudo patriotët dhe “politikuajt” e sotëm këtë problem e kanë zgjidhur shumë më herët duke na i futur duart në xhepat tonë. Nga kjo grindje politike qytetari thjeshtë po vdesë për shëndetsi, kujdes social, mirëqenie ekonomike dhe arsim cilësor. Zhvillimi ekonomik sikur do të ishte më i rendësishëm se gjithçka, në platformat  e tyre Maqedonia më dukej si Zvicra, mbase mirëqenia do ishte më e rendësishme edhe se sa cirku parlamentarë mbase edhe atëher kur “Talati një ditë foli dy ditë” edhe atëher kur sa për maskë Gruevskin  e shtinim në xhamia edhe tash kur shoqatat po këtë Gruevsk-i e shohin edhe në ënder sikur fantazëm gjendja e shqiptarëve nuk ndryshon por mbeten kujdestar të çdo ndodhie dhe qerim hesapesh të të fortve të shtetit. Si duket “Familja” që moti po na i mbaka në duar dizgijtë e politikuajve të cilët në vazhdimësi trumbetojnë për një lloj patriotizmi folklorik.

Patriotizëm ky që preki thellë ndjenjat e pastra të qindra djemve dhe atdhedashësve. Kjo qasje nënçmuese dhe inferior e faktorit politik shqiptarë me dekata po na shëndron në “skllav modern” të  këtij shteti shovinist. E keqja ështe se ata sillen sikur ne e duam këtë shtet, sikur ta kishim trashëgim nga prindërit,nga babë e babëgjysh dhe duhet me çdo kusht ndenjur me to pavarsisht se na fyejn në forma më të ndryshme e së fundmi si “indianci” etj, mjaftë e shpëtuam 1991-2001-e tash së fundmi 2017,por një gjë duhet ditur se shpëtimi në këtë periudh pa zgjedhur problemet  tona kruciale nënkupton edhe fundin tone si popull shtetformues dhe vulën e tradhëtarit në ballin e “politkuajve”puthador dhe servilë.

Për ironi të fatit që sendet të vetëkristalizohen në opinion qarkullon një deklaratë e ish presidentit Kiro Gligorov, ku ai popullin “Maqedon” e quan slloven dhe të ardhur në këto troje. “ Të Falemnderit” për këtë deklaratë . Ju që rini tani aty përreth se cili më parë do ulet në kolltuk a guxonin të ua thoni këtë bashkëpunëtorve tuaj?… Nuk guxoni dot sepse jeni puthadorë! Një thënie popullore thot “dorën bosh se puth askush” dhe ju tani edini se dora bosh nuk puthet dhe vazhdoni ta puthni atë dorë sepse ajo nuk është bosh por është plot por jo në të mirë të popullit por tuajën dhe të “Familjes”…

Më vjen mirë që puthni ato duar sepse të njejtat pas tualetit vetëm me faculetë fshihen…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button