Ivanka Trump me veshje 5 mijë dollarësh (FOTO)
Ivanka Trump përballoi temperaturat e ulëta në Washington me një stil pranveror.
35-vjeçarja kishte të veshur një këmishë të bardhë me mëngë të gjata, fort e përshtatshme për fotografët që po qëndronin para shtëpisë së saj.
Këmisha e saj e kreatorit Oscar de la Renta ka kushtuar 2,890 dollarë, ndërsa fundi i saj kushtoi 2,070 dollarë, nga po i njëjti kreator.
Derisa nuk kursen paratë për veshje, Ivanka këmishën dhe fundin e kombinoi me një çantë dore ngjyrë rozë.
Përveç Oscar de la Renta, ajo ka përdorur edhe veshjet e Altazurra, Carolina Herrera dhe Roland Mouret.