Në sulmin kimik në Siri jetën e humbën 22 anëtarë të një familjeje

Njëzet e dy persona nga një familje janë në mesin e viktimave të sulmit kimik në Siri, të kryer të martën.

Sipas të dhënave më të reja, numri i viktimave në sulm arriti në 86 persona. Në mesin e tyre janë 30 fëmijë dhe 20 gra. Pritet që numri i viktimave të rritet sepse dhjetëra të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Familja Aljusef është në mesin e më të goditurve në sulm. Prej tyre ka 22 viktima, mes të cilëve edhe shumë fëmijë. Mbetjet mortore janë varrosur në varrezë të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button