Coutinho afër rekordit në Premier Ligë (FOTO)

Ylli brazilian i Liverpoolit, Philippe Coutinho është shumë afër që të thyejë një rekord në Premier Ligë, dhe ka shansin që sonte ta bëjë një gjë të tillë ndaj Bournemouthit, transmeton Koha.net, përcjell Portalb.mk.

Coutinho është vetëm një gol larg barazojë bashkëkombësin e tij, Juninho për brazilianin me më së shumti gola në Premier Ligë.

Ish-futbollisti i Middlesbrough, Juninho kishte shënuar 29 gola në 125 paraqitje në ligën angleze, derisa Coutinho ka një gol më pak në 130 paraqitje për “Të Kuqtë”, dhe synon që të thyejë këtë rekord.

“Shpresoj se do të kem rastin ta thyejë këtë rekord së shpejti. Liverpooli është një klub fantastik, dhe gjithkush më kishte pritur vërtetë mirë kur kam ardhur ën fillim këtu. Fansat dhe stafi janë fantastik, dhe ka ambicie të mëdha që është emocionuese të shohësh. Vërtet mendoj se po rikthehemi në periudhën ku mund të arrijmë lavdinë, dhe të fitojmë tituj. Kjo është arsyeja pse kam qëndruar”, është shprehur Coutinho për Liverpool Echo.

Braziliani ka thënë se, “arritja në Ligën e Kampionëve është shumë e rëndësishme për klubin, dhe qëllimi kryesor i yni. Të gjitha ndeshjet janë si finale nëse duam të arrijmë këtë. Ende ka shumë pikë për t’u luajtur dhe duhet të fitojmë sa më shumë që mundemi”.

Roberto Firmino është braziliani tjetër që po shkëlqen te Liverpooli, dhe ka shënuar 19 gola në 59 paraqitje.

Më poshtë keni listën e brazilianëve që kanë më së shumti gola të shënuar në Premier Ligë.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button