Berlini kërkon përgjegjësi nga Moska dhe Teherani për sulmin kimik në Siri

Qeveria gjermane sot akuzoi se edhe Rusia dhe Irani kanë përgjegjësi për sulmin e djeshëm kimik i cili është kryer nga ana e forcave nën kontroll të presidentit Bashar al Asad ndaj rajoneve nën kontroll të kundërshtarëve të tij.

“Qeveria aleate konsideron se përgjegjësi për sulmet kanë edhe Rusia dhe Irani, të cilët janë aleatë të regjimit të Asadit”, publikoi sot Ministria gjermane e Punëve të Jashtme.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini, MPJ-ja gjermane është e bindur se pa ndihmë masive ushtarake të Teheranit dhe Moskës për regjimin e Asadit, ai do të jetë i detyruar të fillojë negociata serioze për gjetje të zgjidhjes politike.

Dhjetëra persona prej të cilëve një numër i madh fëmijë e kanë humbur jetën në sulmin e djeshëm në veriperëndim të Sirisë, për të cilin presidenti Asad pohon se është kryer nga kundërshtarët e tij ushtarak dhe politik. Gjatë ditës së djeshme armata ruse publikoi se gjatë sulmit mbi rajonin e incidentit në ajër nuk ka pasur aeroplanë nën kontroll të presidentit sirian, ndërsa Kombet e Bashkuara kërkuan hetim urgjent për tragjedinë kryerësit e të cilës do të mund të ballafaqohen me gjykatën ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button