Institucionalisht drejt autoktonisë

Kanë kaluar disa ditë prej kur lexova një shkrim në gazetën-portalin “Koha”, dhe dëshira për t’iu përgjigjur nuk mu shua.

Ishte një shkrim që për mendimin tim nuk ishte gjë tjetër veç se mohim dhe përbuzje e gjithçkaje në të kaluarën që ka të bëjë me organizimin politik të shqiptarëve në Maqedoni, dhe synim i ngelur në një tentativë të pashpresë për të shpallur veten “gjysmë-perëndi”. Tingëllon e njohur kjo,apo jo?

Hasa edhe në disa kontradikta.

Nuk mund ta kuptoj apelin për veprim jashta Institucioneve derisa vet angazhohesh për ndërtim të Institucioneve.Përkundër bindjes time,megjithatë nuk insistoj se kjo është zgjidhja e vetme,por insistoj se konceptet duhet shfaqur haptazi.

Është sjellje fëmijërore të jesh parimor ndaj të inkriminuarve të njërës palë,ndërsa të tjerëve edhe mund t’ua falësh.

S’ka fare kuptim të thirresh në autoktoni dhe të shkruash për hisen “bajagji të madhe të osmanlinjëve në këto troje”,e të gëzohesh si kalamaj për “kthimin e kulturës turko-osmane”(shkrim nga viti 2011 i po të njejtit autor).Nuk kam problem me turqit dhe kulturën turke,ca stërnipër e stërmbesa të tyre i kam në shtëpi,por kam problem me “osmane”.Ndoshta ju pëlqen të qenit të emëruar në vend se të qenit të zgjedhur.Si osmanët.

ZGJIDH, ose mish, ose peshk.

Meqë ky shkrim ma përkujtoi një thënie të të  madhit Faik Konica,po e ndaj me ju mendimin,dhe do ti rishkruaj ca të tjera.

E para që mu kujtua ishte:

“Për të gjykuar më mirë një njeri që ka pjesë në histori, duhet ta gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme, po mbas kohës ku ay vet u rrit,u suall dhe roiti” (Konica)

Dhe ja disa thënie tjera që mendoj se janë jashtë dimensionit kohor:

“Shumë broçkulla edhe u falen politikanëve,por pa kaluar kufijtë”(Konica)

“Urrejtja partiake shpesh merr përparësi ndaj instiktit kombëtar”(Konica)

“E vërteta nuk ka nevojë për stil gjarpërues e të yndyrshëm të shkrimeve akademike”(Konica)

“Nuk ka despotizëm më të keq se sa njëfarë idealizmi dogmatik,që përbuz si përvojën si faktet dhe gjithçka tjetër që prish simetrinë e thjeshtë të koncepteve a priori”(Konica)

“Më mirë shtrëngo ripin denjësisht,se sa të pëllasësh nga uria”.(uria për pushtet)

“Nuk them se jeni shqiptar të liq, por pse doni të gjykoni punëra që si dini”(Konica)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button