USAID dhe partnerët promovuan librat shkollor në shkrimin Braj

Më 4 prill 2017, në ditën e parë të Panairit të librit në Shkup, Projekti për fëmijët me pengesa në të pamurit, së bashku me partnerët e tyre, shtëpinë botuese Ars Lamina, promovoi librat shkollor për arsimin fillor të adaptuar në shkrimin Braj, të cilat do të jenë në dispozicion të fëmijëve me pengesa në të pamurit. Falë sukseseve të arritura, Projekti është zgjatur për implementim deri në vitin 2020 nga ana e donatorëve.

Në Panair u promovuan librat shkollor të përkthyera dhe të shtypura në shkrimin Braj, si dhe aktivitetet e ardhshme të Projektit për adaptimin e letërsisë në shkrimin Braj, romane dhe libra për fëmijë si dhe për krijimin e audio librave për fëmijët me pengesa në të pamurit.

5J0A0052 (700x467)

Gjithashtu, Aldin Sherifi, nxënës i shkollës speciale për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjëve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vlahov” në Shkup, e që ndjek gjithashtu mësim shtesë në Qendrën burimore për fëmijë me pengesa në të pamurit në Tetovë, në Panair lexoi disa rreshta nga librat e adaptuar në shkrimin Braj para të pranishmëve. Pastaj ai luajti dhe në piano disa kompozime klasike.

Projekti i USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në të pamurit (CwVIP) është projekt 6 vjeçar që ka filluar të implementohet në tetor të vitit 2014, nga ana e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) me mbështetjen financiare të Agjencsë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe Fonacionit ndërkombëtar të klubeve Lions (LCIF). Fokusi kryesor i CwVIP është të sigurojë qasje në arsim dhe shkrim-lexim për fëmijët me pengesa në të pamurit.

“Deri tash janë shtypur 21 tituj në shkrimin Braj, me të cilave: libra shkollor nga matematika, shkencat natyrore dhe kimia, në gjuhën shqipe dhe maqedone, literaturë klasike për fëmijë dhe fabula nga Maqedonia.” – u shpreh Branka Bugariska, drejtoreshë e shtëpisë botuese Ars Lamina.

“Qasjanë arsim kualitativ është e drejtë universale e njeriut. Deri në 2014, më pak se një përqind i fëmijëve me pengesa në të pamurit në Maqedoni nuk mundeshin të lexojnë shkrimin Bril (sistem i të shkruarit që ju mundëson të verbërve të lexojnë me anë të të prekurit). Jemi krenar që nëpërmjet Lions, USAID dhe Universitetit të Evropës Juglindore, si dhe parterët tanë Ars Lamina, arritëm që me Projektin ta ndryshojmë këtë realitet për personat me pengesa në të pamurit në Maqedoni.“ – theksoi Davor Karakashev, Koordinator i Projektit të USAID dhe LCIF për fëmiët me pengesa në të pamurit.

Projekti ka element edukativ, mjekësor dhe social.

Për komponentin edukativ të Projektit, janë hapur 5 Qendra burimore në pesë qytete (Shkup, Tetovë, Manastir, Veles, Shtip), ku fëmijët me pengesa në të pamurit ndjekin mësim shtesë. Gjithashtu, të gjithë librat shkollor (prej klasës së parë deri në të nëntën) në gjuhën maqedone, shqipe dhe turke përshtaten dhe shtypen në shkrimin Braj për t’ju përgjigjur nevojave arsimore të fëmijëve me pengesa në të pamurit.

Për komponentin mjekësor, ekip prej 15 oftalmologëve nga Oftalmologjia Sistina, Klinika universitare për sëmundjet e syrit, Klinika e syve e spitalit të qytetit 8 Shtatori, si dhe klinikat e syve në qytetet tjera, kryejnë ekzaminime të syve për fëmijët e moshës parashkollore në kopshtet e fëmijëve në Maqedoni. Nga fillimi i Projektit e deri më sot, në bashkëpunim me oftalmologët janë kontrolluar 10,000 fëmijë të moshës prej 3 deri në 6 vjeçare.

Për komponentin social në kuadër të Projektit dhe në bashkëpunim me Kryqin e kuq të qytetit të Shkupit është hapur Qendër për mbështetje të personave me pengesa në të pamurit në Shkup për këshillime të rregullta psikologjike, sociale, këshilla për shkëmbim të informatave, për përfshirjen dhe shfrytëzimin e sistemit shëndetsor të Republikës së Maqednisë, për mobilitet dhe transport, për zhvillim të aftësive profesionale dhe punësim të të verbërve dhe personave me pengesa në të pamurit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button