Koreja e Veriut sërish hedh raketa balistike

Koreja e Veriut ka hedhur sërish një raketë balisitke nga porti i saj lindor Sinpo, në detin e Japonisë.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha se raketa fluturoi rreth 60 km (40 milje).

Ky test është i fundit nga një seri testesh raketore për të cilat Koreja e Veriut thotë se janë miqësore, por perëndimi ka shprehur frikën se kjo mund të jetë pjesë e një programi për të zhvilluar armë bërthamore.

Gjithashtu testimi i raketës balistike nga ana e Koresë së Veriut vjen edhe në prag të vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në ShBA ku do të takohet me presidentin Trump, shkruan BBC.

Të dy do të diskutojnë si të frenojnë programet bërthamore të Koresë së Veriut.

Koresë së Veriut i është ndaluar hedhja e ndonjë rakete apo teste bërthamore nga ana e OKB-së, edhe pse veriu në mënyrë të përsëritur ka thyer sanksionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button