Mogherini: Përgjegjësia për sulmin kimik bie mbi regjimin e Asadit

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini tha se përgjegjësia kryesore e sulmit kimik në Siri bie mbi regjimin e Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët, Mogherini tha se lajmet lidhur me sulmin e regjimit në qytetin Idlib janë të tmerrshme. Duke theksuar se sulmi ka rikujtuar edhe një herë në mënyrë dramatike se në luftë prioriteti kryesor është ndalimi i përleshjeve, Mogherini tha se “Në mënyrë të qartë, përgjegjësia primare bie mbi regjimin. Sepse përgjegjësia e regjimit nuk është të sulmojë popullin e vet, por të mbrojë atë”.

Regjimi i Asadit në dhjetë ditët e fundit 4 herë ka kryer sulme me armë kimike me përmbatje të gazit klorin. Në sulmin e djeshëm me gaz klorin në rajonin El Habit të Idlibit, 20 civilë janë helmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button