3 ushqimet që të shkaktojnë erën e keqe të gojës

Ke probleme me frymëmarrjen dhe ndjen se herë pas here nuk është e freskët? Me siguri ka të bëjë me ushqimin. Ushqimi që ha, në fakt, mund të ketë një ndikim të madh në erën e gojës, sepse shumë produkte ushqimore mund të shkaktojnë erë të keqe. Dr. Harold Katz rekomandon që të bësh shumë kujdes sidomos me këto ushqime.

Kikirikët

Kikirikët njihen për erën e rëndë që japin pas konsumimit. Sipas Dr. Katz, kjo ndodh për shkak të përbërësve të shumtë që përmbajnë, të tillë si acid acetik dhe metanetiol, shkaktarë të erës së rëndë.

Djathi

Edhe djathi është gjithashtu i njohur për erën e rëndë që shkakton në gojë, madje era e djathit qëndron në gojë për një kohë të gjatë. Nëse e ke të pamundur ta shmangësh djathin, atëherë sa herë të konsumosh, laje dhe pastroje mirë gojën.

Toni

Sipas Dr. Katz, toni i peshkut është gjithashtu një shkaktar i metanetiolit, që shkakton erën e keqe. Toni i peshkut përmban një numër të lartë molekulash që shkaktojnë erë. Nëse të pëlqen një sanduiç me ton për drekë, pas tij bëj një gargarë për të larguar aromën e pakëndshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button