LSDM-ja zbulon 20 mijë votues të dyshimtë

LSDM-ja ka shtruar ankesë deri të Komisioni Shtetëror për Zgjedhje, ku potencohen dyshimet  lidhur me vërtetësinë e të dhënave 20 mijë persona të cilët gjenden në listën zgjedhore, në 22 komuna në Maqedoni.

“Dyshimet tona janë se një pjesë e këtyre personave ose  kanë vdekur ose pjesa më e madhe e tyre nuk jetojnë në Maqedoni, ose një pjesë e tyre nuk jetojnë në adresat e regjistruara që janë regjistruar në listën zgjedhore”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Ata theksojnë se pa dashur që të predikojnë për atë nëse dyshimet e tyre janë të vërteta apo jo, kërkojnë nga KSHZ-ja që  të verifikojnë gjendjen faktike të këtyre personave dhe të veprojnë në përputhje me detyrimet ligjore.

Lajme të ngjashme

Back to top button