Asfaltohet rruga në vendkalimin kufitarë Xhepishtë-Trebishtë

Përfundoi asfaltimi i rrugës të kalimit ndërkufitar Xhepishtë-Trebishtë deri në qendër të fshatit Trebishtë në gjatësi prej 4 kilometra.

“Rikonstruimi i kësaj rruge është me interes të madh për ne si banorë, në saj të situatës së rëndë ekonomike dhe infrastrukturës së dobët. Ne shkojmë në treg, në punë, dhe për mjekim shkojmë  deri në Dibër, përderisa vend më i afërt për ne është Peshkopia sa i takon anës shqiptare, dhe deri atje na duhet të shkojmë 80 kilometra rrugë”, thotë Edmond Osmani, i cili është një ndër ithtarët e hapjes së kalimit ndërkufitar Xhepishtë-Trebishtë.

Më parë firma e cila fitoi tenderin për asfaltim të rrugës, arriti në probleme të mëdha për shkak të infrastrukturës tejet të rëndë në rajonin Gollobrdo, dhe e vetmja rrugëdalje ishte që makineritë ndërtimore të hynin nëpërmjet Qafë Thanës në shtetin maqedon dhe nëpërmjet kalimit ndërkufitar Xhepishtë-Trebishtë , përsëri të hyjnë në territorin shqiptar që të realizojnë tenderin dhe të asfaltojnë rrugën e cila dikur ishte rrugë qore ndërsa sot është asfaltuar tërësisht.

Gjatë 20 viteve të fundit shumë pak është investuar në rajonin e Gollo Brdos, infrastruktura rrugore në brendi të këtij vendi është shumë pak e asfaltuar dhe ka  shumë punë  për të bërë , sidomos në tre komunat Ostren, Trebishtë dhe Stebllevë me 22 fshatra dhe mbi 12 mijë banorë, deklaroi Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button