Aktiviteti i nëndetëseve ruse kanë arritur në nivelet e Luftës së Ftohtë

Nëndetëset e Rusisë kanë arritur nivelet e patrullimeve luftarake të Luftës së Ftohtë, ndërsa vendi kërkon të rigjallërojë forcat e veta të armatosura, sipas Komandantit të Përgjithshëm të marinës. Admirali Vladimir Korolev tha se nëndetëset ruse kishin kaluar 3000 ditë në shërbim aktiv në det vitin e kaluar, duke arritur kështu nivelin e para shembjes së Bashkimit Sovjetik në 1991. “Eshtë një ritëm i mrekullueshëm”, shtoi ai.

Admirali foli pas lëshimit në Rusinë veriore të një nëndetëseje sulmi bërthamore e quajtur Kazan. E pajisur me silura dhe raketa Kalibr, thuhet se ajo është më pak e zhurmshme dhe më mirë e armatosur se sa paraardhëset. Pesë nëndetëse të tjera të ngjashme pritet të përfunojnë deri në vitin 2023.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button