Shefi i diplomacisë shqiptare Bushati pa dorëza diplomatike: Gruevski dëshiron krizë ndër-etnike

Në një intervistë për Euroactiv, ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, mes tjerash ka komentuar me gjatë për situatën e krijuar në Maqedoni, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të partive shqiptare si dhe për proceset që pengojnë krijimin e Qeverisë së re në këtë vend. Portalb.mk ju sjell të plotë pjesën e intervistës ku flitet për Maqedoninë.

E ashtuquajtura Platforma e Tiranësë për Maqedoninë si duket paraqet problem të madh sespe shihet, së paku nga VMRO-DPMNE-ja si përzierje në punët e tyre të brendshme.

Bushati: Shqipëria ishte vendi i parë që e ka njohur Maqedoninë. Ne ishim ndër të parat vende fqinjë që asnjëherë nuk e kemi vënë në pikëpyetje integritetin territorial të Maqedonisë, ne kurrë nuk e kemi vënë në pikëpyetje identitetin dhe gjuhën e Maqedonisë. Një e treta e popullsisë që jeton në Maqedoni, që është shqiptare ka qenë gjithmonë pro-evropiane dhe pro-Atlantiste. Ndoshta do të ishte shumë e vështirë për të gjetur një fqinj më miqësor se Shqipëria për Maqedoninë.

Aktualisht ka një krizë të thellë të demokracisë në Maqedoni. Dhe ka tendenca nga Gruevski dhe grupi i tij politik për të transformuar këtë krizë demokratike në një krizë ndëretnike. Nuk ekziston platforma nga Tirana, por ka një dokument që është shkruar nga tre parti politike shqiptare nga gjithsej katër që janë të pranishme në parlamentin e Maqedonisë.

Është dokument që ne e kemi mbështetur, sepse në të shohim një përpjekje të qartë nga shqiptarët që:
1. ta mbajnë Maqedoninë të bashkuar,
2. të kërkojnë një harmoni më të mirë ndër-etnike në frymën e marrëveshjes së Ohrit,
3. të zbatohet marrëveshja e Përzhinës,
4. të zhbllokojnë rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së me normalizimin e marrëdhënieve me Greqinë, me Bullgarinë dhe natyrisht me Shqipërinë dhe Kosovën si fqinje të Maqedonisë.

Por, elementi më i rëndësishëm i Platformës është të shndërrojë gjuhën shqipe në gjuhë zyrtare të Maqedonisë. Kjo, sipas kritikuesve domethënë të ndryshohet kushtetuta. Maqedonia megjithatë nuk është federatë.

Bushati: Nuk e kuptoj se si duke e pasur shqipen si gjuhë zyrtare, kjo është e barabartë me federalizimin e vendit. Por nëse dikush i referohet Marrëveshjes së Ohrit dhe burimit të mosmarrëveshjeve ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni, është e qartë se zbatimi i detyrimeve të kësaj marrëveshjeje ka qenë mjaft i ulët.
Gjithashtu, ka pasur një tendencë nga Gruevski dhe të tjerët që të konsiderojnë shqiptarët si punëtorë sezonalë në tokën e tyre. Dhe nuk ka asnjë përpjekje serioze për të siguruar harmoninë ndër-etnike në vend. Në pesë deri në gjashtë vitet e fundit, shoqëria ka qenë më e ndarë përgjatë vijave etnike. Dhe unë besoj se duke përfshirë të ashtuquajturën platformë shqiptar në kushtetutë, dhe në legjislaturën e re të vendit, do të ketë rezultate më pozitive për të dyja grupet etnike që jetojnë në Maqedoni, apo grupeve kryesore etnike – maqedonasve dhe shqiptarëve.

Çfarë nënkuptoni, kur thoni se Gruevski i konsideron shqiptarët si punëtorë sezonalë?

Bushati: Nëse dikush i lexon deklaratat e tij, është shumë e qartë, se ai i jep më shumë rëndësi krijimit të vendeve të punës, e cila nuk ka ndodhur, për fat të keq, se sa në krijimin e një mjedisi të favorshëm për harmoni më të mirë ndër-etnike dhe për zhvillimin e harmonizuar ekonomik të vendit. Nëse ju udhëtoni në Maqedoni, ju menjëherë do të shihni dallimet dhe hendekun që ekziston midis komuniteteve, që duhet të tejkalohen. Mënyra në të cilën janë bërë investime, mënyra se si burimet dhe pasuria janë shpërndarë, mënyra se si grupet etnike kanë qenë të përfaqësuara në jetën publike – e gjithë kjo duhet të rregullohet në një mënyrë graduale.

Kjo tingëllon pak paternaliste …

Bushati: Bëra një dallim të qartë në mes të krizës së demokracisë dhe tendencave për të transformuar atë në një krizë ndëretnike. Nëse ju ftoni njerëzit në rrugë për të brohoritur kundër shqiptarëve, të brohoritin kundër SHBA-ve, kundër BE-së dhe NATO-s, në qoftë se ju i ftoni njerëzit në rrugë të brohorasin kundër identitetit të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, edhe ju do të arrini të njëjtat përfundime. Ku e shihni ju paternalizmin këtu?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button