Kallëzime penale për babanë që braktisi foshnjën

Babai I.R. i cili të shtunën e braktisi foshnjën e tij tre muajsh mbi veturë do të marrë kallëzim penale për tre vepra penale: neglizhim të personit të mitur, lëndime të rënda trupore të dhunës familjare dhe rrezikim të sigurisë, deklaruan sot nga policia.

Sipas policisë, të shtunën rreth orës 23:30 në parkingun në afërsi të kafeterisë “Forum” një grup të rinjsh kanë vërejtur një person të panjohur me kapelë në kokë si vrapon me foshnje në dorë, u është dukur i dyshimtë dhe kanë filluar të bërtasin dhe të vrapojnë pas tij, por në një moment personi ka hedhur fëmijën mbi një veturë të parkuar dhe ka vazhduar të ikë.

Të rinjtë menjëherë e kanë lajmëruar rastin në polici e cila bashkë me dëshmitarët okular kanë dërguar fëmijën në spitalin e qytetit “Sv. Naum Ohridski” ku fëmija është kontrolluar dhe mjeku ka konstatuar lëndime në kokë, me çka foshnja me Ndihmën e shpejtë është dërguar në klinikën për fëmijë – Pediatri në Qendrën Klinike në Shkup.

Të shtunën rreth orës 10:30, nëna e fëmijës 30 vjeçarja A.H. nga Shkupi ka lajmëruar se të shtunën rreth orës 23 në sheshin ‘Maqedonia’ derisa po lëvizte me foshnjën e saj shtatë muajsh dhe burrin e saj jashtë martesor dhe baba i foshnjës I.R., ai i ka kërkuar të mbajë foshnjën dhe të dalë të lypë nëpër kafeteri.

Për arsye se I.R. ka qenë nën ndikimin e alkoolit ajo nuk i ka lejuar që të marrë foshnjën, me çka ka plas sherri mes të dyve dhe ai ka rrëmbyer foshnjën dhe ka filluar të ikë, ndërsa ajo ka filluar të bërtasë me çka edhe sigurimet e kafeterive kanë vrapuar pas tij, por nuk kanë arritur ta kapin.

A.H. e ka kërkuar foshnjën e saj gjithë natën nëpër qendër, dhe ka lajmëruar se është maltretuar dhe rrahur nga burri i saj jashtë martesor.

Lajme të ngjashme

Back to top button