Shtëpia e Bardhë: Ardhmëria e Asadit varet nga vetë sirianët

Shtëpia e Bardhë kumtoi se SHBA-ja duhet ta pranojë realitetin politik se ardhmëria e presidentit të Sirisë, Bashar al Asad varet nga populli sirian dhe se fokusi i Amerikës në rajon duhet të orientohet ndaj mposhtjes së Shtetit Islamik.

“Sa i përket Asadit, ekziston realitet politik të cilin duhet ta pranojmë ashtu siç është për momentin. Me administratën e kaluar janë futur shumë mundësi kur është në pyetje Asadi”, tha në konferencën për shtyp zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spajser.

Spajser theksoi se SHBA-ja duhet të fokusohet në atë për ta mposhtur Shtetin Islamik, transmetuan mediat britanike.

“SHBA-ja ka prioritetet të rëndësishme në Siri dhe Irak dhe e bëmë të qartë se lufta kundër terrorizmit, veçanërisht kundër Shtetit Islamik është në kulmin e atyre prioriteteve”, tha Spajser.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button