Hamendjet e stërzgjatura për çështje legale në politikë janë diletantizëm

Vendimi i një partie politike për tërheqjen kolektive të kuadrove që drejtojnë dikasteret ministrore është akt legjitim, demokratik dhe krejtësisht normal për demokracinë dhe botën demokratike. Gjithsesi subjekti politik ka autonominë dhe përgjegjësinë politike , të cilën mund ta sjellë kurdo që të vlerësojë se është momenti politik kuptohet për shtyrjen e proceseve me forma demokratike dhe konform procedurave legale.

Secili ministër mund të jep dorëheqje kurdo që ai të vlerësojë ,ngjashëm këtë mund ta bëjnë edhe disa ministra njëkohësisht.

Kushtetuta e RM nuk njehë nocion të qeverisë të ashtuquajtur teknike të gjerë, ekspertësh, koncentracioni etj, por thjeshtë njeh termin qeveria e RM-së. Kuptohet kurë ajo që në kuptimin politik si kjo e sodit e formuar para zgjedhjeve ka karakter teknik por e kufizuar për vendime kruciale shtetërore ndërsa për ta ekzekutuar buxhetin nuk ka kurrfarë kufizimesh. Madje në rastin konkret vendi juridikisht as që ka qeveri , ajo juridikisht është në rrënjë për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, por edhe për shkak se vet premieri tani më ka të verifikuar mandatin e deputetit krahas tre ministrave tjerë , dhe kurë premieri veç më nuk është juridikisht premier qeveria është në rrënjë. Mirëpo tek ne inkobalititeti i këtyre funksioneve funksionon si normale ndërsa në fakt premieri dhe këta ministra e kryejnë detyrën edhe të ministrit (premierit) në kundërshtim me kushtetutën.

Pra tërheqjen e ministrave dhe zv/ministrave BDI duhej ta bënte që në momentin kurë VMRO-DPMNE uzurpoi rolin e kryesuesit të parlamentit në kundërshtim me Rregulloren.

Deklarimi i BDI-së se do ti tërheqim ministrat nga qeveria për ta ndihmuar debllokimin e procesit në parlament por këtë çështje do ta debatojmë dhe analizojmë si rëndomë edhe brenda javës, është diletante dhe mund të vlerësohet përsëri si interval kohorë për penallti tjetër politike për uzurpatorët e VMRO-DPMNE-së. Pra sintagma se ne do të analizojmë dhe se duhet menaxhuar procesi përsëri si deri më tani do të jetë favor i VMRO-së dhe humbje kohe plus.

E di, se si mund të cilësohen këto qasje, si ngutje, por s’ka të bëjë fare me nguti këta janë çështje që një parti mund të vendos në mënyrë autonome dhe legjitime, kujt dëm nuk i bëhet vetëm se ndihmohet zgjidhja e ngërçit me të cilën shumica parlamentare është e obliguar të procedojë zgjedhjen e qeverisë së vendit me urgjencë.

Ngjashëm si tani ashtu siç përcakton kushtetuta, qeveria e kryen detyrën deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Ndërsa me dorëheqjen e më shumë se 1/3 e ministrave, dorëheqjet duhet ti miratojë parlamenti në afat të përcaktuar dhe të zgjidhet qeverie re. Me dhënien e dorëheqjeve ministrat nuk efektojnë vendime më në qeveri por vetëm presin momentin e miratimit të dorëheqjeve të parevokueshme nga ana e Kuvendit.

Pra për gjërat që janë krejtësisht normale dhe në suaza të ligjeve, kushtetutës dhe vetë demokracisë as që ndërhyjnë ndërkombëtarët, bile të llogarisin matuf politik poqëse kërkon eventualisht pëlqime miqësore eventuale nga ata .

Këto janë procedura legale, por nëse këto lidershipi i BDI-së do të orvatet si rëndomë ti prejudikojë me kështu apo ashtu krizash të Ukrainës në vazhdimësi me frymë stereotipe dhe paranoja inekzistente është krejt punë tjetër. Por është fakt se HAMENDJET e stërzgjatura në politikë ka të ngjarë të të kthehen bumerang.

POR NUK PËRJASHTOJË NEVOJËN SE NJË AKT I TILLË DUHET TË JETË NË PAJTIM ME SUBJEKTËT QË NË KËTË KONSTELACION TË NUMRAVE E PËRBËJNË SHUMICËN PARLAMENTARE!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button