Opozita nuk pranon “kurrfarë roli” të Asadit në Sirinë e pasluftës

Opozita siriane pas raundit të sotëm të negociatave paqësore për Sirinë, që nën patronazhin e KB-së u mbajt në Gjenevë, kumtoi se e hedh poshtë mundësinë për “çfarëdo roli” të presidentit sirian Bashar al-Asad në periudhën e pasluftës në vend”, njofton DPA.

Përfaqësuesit opozitarë deklaroi se Asad është “kriminel lufte, i cili duhet të tërhiqet nga pushteti në emër të paqes”.

Ata e akuzuan, siç thanë, “regjimin terrorist” të Asadit se refuzon të negociojë për tranzicionin politik në Siri.

“Thonë vetëm tregime të zbrazëta për luftë kundër terrorizmit, edhe pse ata e sollën terrorizmin në rajon, përdorin armë të ndryshme dhe përdorin bllokada dhe armë kimike kundër popullit”, deklaroi kryenegociuesi i opozitës siriane, Naser al Hariri pas përfundimit të negociatave të sotme.

Anëtari i delegacionit negociues sirian, Jahja Aridi nga ana tjetër shfaqi pakënaqësi prej deklaratës së djeshme të ambasadorit të përhershëm amerikan në KB, Niki Hejli se ndërrimi i Asadit prej pushtetit më nuk është prioritet i SHBA-së në Siri, duke shtuar se për ta është “tërësisht e papranueshme” si president.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button