Mattis: Irani – “eksportues i terrorizmit”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se Irani vazhdon të jetë “eksportues i terrorizmit” dhe sponsor i aktivitetit militant.

Duke folur në Londër, Mattis tha se sjellja e Iranit nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2012, kur ai ka thënë se tre kërcënimet kryesore, me të cilat përballet SHBA-ja, janë: Irani, Irani dhe Irani, transmeton REL.

“Në atë kohë kam folur për Iranin si komandant i komandës qendrore të SHBA-së dhe Irani ka qenë eksportuesi kryesor i terrorizmit. Sinqersiht ka qenë sponsor shtetëror i terrorizmit dhe këtë sjellje e vazhdon edhe sot”, tha Mattis në një konferencë për media me homologun britanik, Michael Fallon.

Mattis tha po ashtu se Koreja e Veriut është duke vepruar “në një mënyrë shumë të pamatur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button