Thaçi pajtohet se për formimin e ushtrisë së Kosovës janë të nevojshme ndryshime kushtetuese

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se “pajtohet me zyrtarët e lartë amerikanë për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese”.

Thaçi tha se transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura “duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës vendor dhe i partneritetit të gjithëmbarshëm ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-së dhe NATO-s”, transmeton Telegrafi.

Ai tha se do ta nisë dhe udhëheqë një proces të diskutimeve me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës “për të shteruar të gjitha mundësitë e koordinimit me ta për krijimin e Ushtrisë së Kosovës”.

Në një intervistë të dhënë për mediat e Kosovës, Thaçi tha se asgjë “nuk mund ta bllokojë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, meqë siç tha “është një e drejt e patjetërsueshme e qytetarëve të Kosovës dhe e institucioneve të një vendi të pavarur dhe sovran”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button