Me dekret të presidentit francez, Teuta Arifit i akordohet çmimi: Oficere e rendit nacional për merita

Në hapësirat e rezidencës së ambasadorit francez Kristian Timonie, kryetares së Komunës të Tetovës dhe nënkryetares së Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifit iu akordua titulli „Oficere e rendit nacional për merita”.
Ky titull ndahet me dekret të presidentit të Republikës së Francës, për persona ushtarak ose civil, francez apo të huaj që kanë merita të posaçme për Republikën franceze dhe vlerat universale që ajo promovon.

Ambasadori Timonie në fjalën e tij theksoi se ky çmim i ndahet Arifit, si një frankofone e dëshmuar, si një grua e cila në të kaluarën por edhe sot, duke parakaluar të gjitha paragjykimet e një shoqërie dikur patriarkale po kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe veçanërisht për kontributin e saj në avancimin e proceseve euro-integruese dhe promovimin e vlerave demokratike në vend.

Kjo dekoratë është e vendosur nga gjenerali De Gol në vitin 1963, dhe paraqet një nga mirënjohjet më prestigjioze franceze.

Në mbrëmjen e djeshme në rezidencën e Ambasadorit Francez, të pranishëm ishin edhe Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, ai i SHBA-ve Xhes Bejli, ambasadorja e shtetit Gjerman, Nënkryetarja e LSDM-së Radmila Sheqerinska, si dhe shumë personalitete nga jeta akademike, politike dhe shoqërore,

Vlen të theksohet se në të njëjtën kohë ky çmim i është akorduar edhe Kryeministrit Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button