NATO dhe Rusia këmbyen informacione për sistemimin e forcave të tyre në Evropë

NATO dhe Rusia mbeten me kontestin rreth gjendjes në Ukrainë, por këmbyen informacione për sistemimin e forcave të tyre ne pjesët e tjera të Evropës, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Pas takimit të Këshillit NATO-Rusi në Bruksel, Stoltenberg deklaroi se ka insistuar Moska “ta shfrytëzojë ndikimin e vet midis militantëve” në Ukrainën Lindore, me qëllim që t’i shtyjë t’i respektojë detyrimet që i ndërmorën për ndërprerjen e konfliktit.

Rusia nga ana tjetër i ka informuar ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s për sistemimin e ushtarëve të saj përgjatë kufirit perëndimor rus, derisa Aleanca i ka njoftuar përfaqësuesit rusë për stacionimin e trupave aleate në vendet baltike dhe Poloni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button