Texas, të paktën 12 të vdekur nga një aksident rrugor

Të paktën 12 persona e kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Shëndetit Publik në Teksas ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur kur autobusi u përplas me kamionetin, ndërsa në autobus ndodheshin besimtarët të cilët po ktheheshin në Teksas nga Nju Braunfels, ku kanë marrë pjesë në kampin Baptist.

Në deklaratë thuhet se në autobus ndodheshin 14 anëtarë të komunitetit Baptist, kurse në kamion ishte vetëm shoferi.

Sipas informacioneve paraprake, në vendin e aksidentit jetën e kanë humbur të paktën 12 persona, dhe tre të plagosurit u transportuan në spital.

Hetimet në lidhje me detajet dhe shkaqet e aksidentit janë duke u zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button