Rritet numri i viktimave nga sulmi në Bagdad

Ka arritur në 15 numri i të vdekurve në një sulm vetëvrasës, i cili ka ndodhur të mërkurën në një postbllok të policisë në Bagdad, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Zyrtarët irakianë thanë se sulmuesi ka shpërthyer një kamion të madh, të mbushur me eksplozivë, kur i është afruar postbllokut.

Së paku tre nga të vrarët dhe shumë të plagosur janë policë, ndërsa të tjerët janë civilë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por militantët e Shtetit Islamik kanë kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.

Tani, ata po ashtu janë nën presion, pasi bastioni i tyre në qytetin e Mosulit është sulmuar nga forcat qeveritare, të mbështetura nga SHBA-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button