Njerëzimi i katandisur

Eci nëpër rrugën e qytetit tim universitar, rrugë të grisura me gropa, dikush do të thoshte rrugë shtigjeve të dhjeve. Nuk i njihja këmbët e mija të fëlliqura deri në gjunjë me baltë. Syrin ma verbon kaosi urbanistik, shtëpi pa rrugë, këmbësorë pa shëtitore, fëmijë dhe pensionerë pa parqe, katund i katandisur, pa kryeplak.

Ky shi i cili bie sikur ma ngjallën kujtimin e një tregimi për një hakmarrje deri në vdekje. Unë më edhe nuk ankohem, e jetova më tepër se gjysmën e jetës. Rënkoj për të rinjtë, dhe dua tu tregoj se dikur shiu binte me romansë, simfoni me ritmin e Valcerit, e qetësonte shpirtin, jo të tërbojë e të rrezikojë jetëra dhe të shkatërrojë shtëpi e bujqësi.

I fëlliqur me baltën e qytetit tim nxitojë si obligues, ku nëpër rrugët e njëjta të këtij qyteti nxitojnë njerëzit në ngjashmëri si nëpër damarët e muskujve,  ku nxiton duke qarkulluar gjaku që sa më shpejtë ti mbajë gjellë qelizat e trupit që me suksese ti ushqejë që ta kryejnë detyrën për funksionalitetin vital të trashëguar nga gjenet të cilat na i ka mishëruar nëna e jonë me dashuri. Jo gjithmonë fëmijët lindin nga dashuria !

Në këtë gjeografi të shkruar nga historia, demografia i falënderohet me zili kalimtarëve të rastit të cilët kaluan këndej pari. Me qëllim, apo pa plan, me dëshirë apo pa dëshirë. Me lot për faqe dhe mllefe na kanë lindur vëllezër dhe motra. Ndoshta sot historia donë të na bëjë me dije duke i nxjerrë për mejdani mistikën që na të shohim se si ka luajtur me ne Historia, të cilës ja kemi pa sherrin që pesë mijë vjet. E vëmë gishtin në mendje dhe me gojë hapur i vështrojmë , dhe i numërojmë veset veremlike,  të cilat nuk na ngjajnë si vese tradicionale janë anti gjenetike me të cilat ne dallojmë nga ardhacakët. Por me veprimet tona si duket, edhe na bashkojnë po edhe ua tejkalojmë për nga poshtërsia të cilën e teatrojmë pa regjisor.

Një i njohuri im ka lindur nga dashuria e mjekut ndaj hulumtimit shkencorë, që sa më shumë të gëzohen nënat. Shumica e brezit të ri duan të bëhen prindër por duke i pakapërcyer ciklet biologjike, nga të cilët e humbin kohën angazhuese gjer sa të bëhen Nëna, lindje pa dhimbje . Për ta mbajtur hapin me tjerët pjesëtarë të sojit të vetë të cilët pjesëtarë që moti e kanë braktisur sojin dhe se dinë kush janë, nga erdhën, dhe nga do shkojnë? Vetëm e vetëm të zbatojnë veset e posa zbuluara, nga rrethi që të mos duken të pakulturuar, apo zbatimin e siber programeve të vetinstaluara me dëshirë që tu përgjigjen qarqeve të rrethinës.

Trishtimi në ethe më shndërrohet , djersë të ftohta në ballë më dalin. Gjumi natën më zgjon, dhe ëndrrat në ankthe më shndërrohen, se si do të duhet ti shoh gjithë këta marina, dhe të më memorohen pa dëshirë, e të më rëndojnë pëlhurën periferike të trurit. Të gjithë këta realitete, po që s’mi donë truri, dhe syri nuk mi do ti shohë,  te kjo rini.

Para një çasti më kaluan para syve një turmë kaotikë e disa të rinjve duke u zgërdhirë me buzëqeshje zirkoni, buzët qosh më qosh sa që nuk u grisën, e në mesin e tyre edhe buzëfryra Silikonike, dhe të shpuara, të dalldisura pas sojit të Majmunit, sigurisht u pengonte trashëgimia gjenetike njerëzore e nënës, apo dyshimi më thotë nga një rezultat hulumtues  laboratorikë. Të lindur pa dashurinë prindërore, të rritur pa qumështin e nënës. Rrethi jetësorë është vënë në rezik, kontaminimi në skajshmëri gjer pas bregut.

A ka ndonjë nga ju të më tregojë ku janë humbur? Apo vallë mos kanë udhëtuar diku larg mysafirët, të cilët më nuk e cingërojnë zilen e shtëpisë, e gjora zile dikur u digjte nga cingërimat e sot digjet nga harresa.

Kur e shikoj kopenë e dhenve të grumbulluara, sa mirë që nuk janë njerëz se do të shpërndaheshin pikë e pesë. Ujku më ka hyrë në mesin urban, rreziku nga egërsira na ndjek në çdo hapë dhe në mjediset jetësorë, qytetërimi në rrezik. Është i kontaminuar ideologjikisht mbrapshtë urbanizmi, të largohemi se nuk i dihet.

Nuk do kenë të sosur gaçkat për njeriun, sa e sa vite do të kalojnë e gaçkat do formulohen dhe përshtaten vaktit, dhe sojeve njerëzore, duke kërkuar përgjigjen s ‘do linde njeri që do të dije se ç’duhet bërë, sepse koha e kotnive rrotullohet, njerëzit ndërrohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button