Braktiset foshnja tre muajshe në qendër të Shkupit

Një person i panjohur mëngjesin e sotëm ka hedhur një foshnje tre muajsh mbi një veturë në qendër të Shkupit dhe ka ikur.

Sipas informacioneve të policisë rasti është paraqitur nga një qytetar anonim i cili ka thënë se një burrë i panjohur ka hedhur foshnjën mbi një veturë të parkuar në rrugën Nikolla Vapcarov më saktë para ndërtesës së vjetër të ministrisë së financave dhe ka ikur. Foshnja menjëherë është hospitalizuar për kontrolle në klinikën e fëmijëve.

Akoma nuk dihet se kush e ka lënë fëmijën. Policia e konfirmon rastin dhe detaje më të hollësishme paralajmërojnë gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Back to top button