Irak, në sulmet e koalicionit ndërkombëtar vriten 43 civilë

Në sulmet e forcave ajrore të koalicionit ndërkombëtar të kryera mbrëmë ndaj dy bastioneve të organizatës terroriste DEASH në pjesën perëndimore të Mosulit në Irak, janë vranë 43 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i paemëruar i ushtrisë irakiane për AA ka thënë se në sulmet ndaj bastioneve të DEASH-it në Bab Sinxhar janë vrarë 23 civilë dhe 20 të tjerë në sulmin në Et-Tavafe.

Zyrtari tha se në sulmin mbi fortesën Bab Sinxhar janë vrarë 23 civilë në mesin e të cilëve ka gra dhe fëmijë.

Ai shtoi se menjëherë ka pasuar edhe sulmi ndaj bazës në Tavafe. Sipas tij, në këtë sulm ajror janë vrarë 20 persona.

Ushtria irakiane apo koalicioni ndërkombëtar ende nuk janë pronocuar në lidhje me sulmet.

Në sulmet ajrore të javës së kaluar të cilët u kryen “gabimisht” nga koalicioni ndërkombëtar në rajonin Xhedida në Mosul u vranë mbi 200 civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button