Ju shqiptarët keni dy shtete, doni të bëni tre shtete, Mallo Morgen

Nikolla Gruevski, këtë javë bëri thirrje dhe apel. Populli maqedon, të dalë dhe të mbrojë shtetin e tyre. Shteti është në rrezik. Të dalim të gjithë, pleq, plaka, të rinj, të reja, fëmijë, ta mbrojmë shtetin tonë sa nuk është vonë. Nga kush rrezikohet Maqedonia? Nga cili armik i kanoset rreziku? Nga armiku i jashtëm apo i brendshëm.

Kush janë armiqtë e brendshëm? Sipas Nikolla Gruevskit shteti maqedon kanoset nga armiku i brendshëm, nga shqiptarët. Në emër të partisë së vet rrethit vicioz dhe një pjese të elektoratit të tij, mund të thotë Gruevski se shteti duhet të mbrohet. Në qoftë se Maqedonia është në rrezik, sovraniteti dhe integriteti  territorial do të mbrohet nga maqedonasit, shqiptarët dhe nga minoritete dhe qytetarë të tjerë të Republikës së Maqedonisë. Nikolla Gruevski i dehur nga neveria dhe albanofobia këtë radhë ka shkuar më larg se despoti i Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Po të imagjinojmë se në Republikën e Serbisë të kishte 30% shqiptarë, 1.5 milion, Millosheviqi, armiku më gjakpirës në historinë e kombit shqiptar do të ruante shtetin unitar, pasi shqiptarët nuk do të kërkonin ndarje, por të drejta të barabarta. Ai nuk do të bënte thirrje dhe apel se shteti është në rrezik, por do tu jepte ndoshta më shumë të drejta se Nikolla Gruevski, shqiptarëve që do të jetonin në Serbi. Protestat, manifestimet të organizuara nga kupola e aktorëve dhe protagonistëve të Nikolla Gruevskit dhe VMRO DPMN shumë më kanë tronditur dhe çmendur duke parë aktorë, elita intelektuale, akademikë, klerikë, si dhe mbajtjen e fjalimeve dhe eseve nëpër binë me moton “Kombi është në rrezik”.

Duke lebetitur Maqedonia është shpirti ynë, është dielli ynë, ajri dhe oqeani ynë. Ne nuk kemi shtet dhe atdhe rezervë. Sikur shqiptarët këto fraza dhe maksima i përsëritin çifutët çdo herë. Ata thonë që Palestina është e jona. Arabët kanë shtete me bollëk kanë më shumë se 20 shtete. Nacionalistët dhe ekstremistët maqedonas thonë se ju shqiptarët në fund duhet të jeni mirënjohës dhe falënderues, që nën ombrellën e tokës së shenjtë maqedone ju lejojmë të ngroheni në diell, të thithni ajër të jetoni të lirë. Po të mos ju pëlqejë, shkoni, shporruni, thyeni qafën në shtetet tuaja. Keni dy shtete, doni të bëni tre ‘Mallo Morgen’. Sllobodan Millosheviq thoshte se ‘ballkanasit nuk janë si popujt skandinavë dhe populli zviceran’. Menjëherë pas referendumit që u mbajt para ca vitesh  për ndalesën e ndërtimit të minareve në xhamitë e Zvicrës shumë akademikë, intelektualë dhe aktorë ngritën zërin kundër diskriminimit dhe padrejtësive të qytetarëve pa marrë parasysh gjuhë, etni, racë dhe fe. Një akademik tha, që më shumë më pengon zhurma e këmbanave të kishës se zëri i muezinit që nuk dëgjohet. Mua më trondit humanizmi dhe toleranca e këtyre akademikëve dhe shkrimtarëve që bie në contrast me diskriminimin. Por edhe pas 11 shtatorit të 2001-it filloi islamofobia.

Në Perëndim vazhdojnë të ndërtohen xhami për komunitetet muslimane. Në shtetin helvecian, para shumë shekujve janë folur tre gjuhë. Në konfederatën zvicerane, numri i popullsisë italiane është 300 000, por të barabartë në ndarjen e pushtetit me shumicën e popullit gjerman dhe francez. Nuk munden maqedonasit, serbët dhe grekët të jenë si populli zviceran apo popujt skandinav. Një kushëri i imi që punon në Danimarkë më tregoi se populli danez ka dalë në referendum, që Grëenlanda të dalë e pavarur dhe të shkëputet nga Danimarka, pasi kostoja është e lartë, për qytetarët danez. Është tragjikomike që ballkanasit, sidomos serbët të dilnin para luftës dhe të deklarohen nëpërmjet referendumit për pavarsinë e Kosovës, kurse shqiptarët të jenë kundër pavarsisë dhe shkëputjes nga Serbia.

‘Shqiptarët duhet të presin edhe disa dekada derisa të ndryshojë mentaliteti maqedonas’. Mentaliteti, logjika dhe doktrina e shumicës politikanëve, akademikëve maqedonas nuk ka ndryshuar. Ata janë duke vazhduar si në regjimin komunist të frymëzuar me ideologji dhe konformizëm politik. Shqetësimet shpirtërore, fobitë, shkojnë deri në agoni duke menduar se në të ardhmen maqedonasve u kanoset rreziku nga zhdukja e identitetit kombëtar, nga hegjemonizmi dhe ekspansioni demografik i shqiptarëve. Siç shkruan  gazeta ditore ‘Dnevnik’ para një jave se maqedonasit, në të ardhmen mund të zhduken sikur hazarët, populli i zhdukur. Por ç’faj kanë shqiptarët? Ky shqetësim dhe sëmundje shpirtërore, konsiderohet si psikozë apo kancer, që duhet të kërkohet ndërhyrje kirurgjikale. Maqedonasit duhet të bazohen në historiografinë shkencore, empirike e jo në doctrinë të idealizuar, që unifikohet me nacionaloromantizëm, folklorizëm politik dhe narçizëm  kolektiv. Shqiptarët e Maqedonisë duhet të presin edhe disa dekada deri sa të vijnë gjenerata të reja maqedonase, që do të distancohen nga pararendësit e tyre nga hipoteza dhe indoktrinimi, që të kuptojnë se Maqedonia është shteti multietnik, i maqedonasve, shqiptarëve dhe minoriteteve të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button