Në disa sulme në Mali, 6 të vrarë

Në Mali kanë humbur jetën 6 persona, në sulmet e njëkohshme të kryera në tre vende të ndryshme gjatë fundjavës, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet e sigurisë njoftojnë se në sulmin e kryer nga persona të armatosura në pikën e kontrollit të ushtrisë në rajonin Almustarat, i cili ndodhet në pjesën jugore të shtetit, kanë humbur jetën 3 ushtarë, kurse 4 të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët duke njoftuar se persona të armatosura kanë sulmuar edhe pikën doganore në rajonin Uelessebugu, bëjnë të ditur se këtu kanë humbur jetën 2 punonjës të doganës, dhe se një tjetër është plagosur.

Zyrtarët po ashtu njoftojnë se në qytetin Gao, i cili ndodhet në veri të shtetit Mali, në një sulm ndaj një autobusi me pasagjerë, ka humbur jetën një person.

Ndërkaq, nuk ka informacione lidhur me identitetin e sulmuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button