Rusi, arrestohen 100 protestues, përfshirë edhe liderin e opozitës

Të paktën 8.000 protestues u mblodhën sot në një tubim në qendër të Moskës në Rusi të organizuar nga opozita, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për tubimin i cili nuk është miratuar nga autoritetet kompetente ruse, prandaj në terren shihen forca të shumta të ekipeve policore.

Agjencia ruse TASS raporton se në tubimin në rrugën Tverskaya janë mbledhur nga shtatë mijë deri tetë mijë njerëz dhe se deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e protestuesve.

Burime të paidentifikuara policore për mediat ruse kanë deklaruar se policia ka arrestuar të paktën 100 protestues.

Të njëjtat burime kanë raportuar se në mesin e të burgosurve është edhe udhëheqësi i opozitës, Alexei Navalny.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button