Meksikë, gazetarët në protestë për shkak të vrasjes së tre kolegëve të tyre
Rreth njëqind gazetarë dhe aktivistë për lirinë e fjalës kanë mbajtur një protestë kundër vrasjes së gazetares meksikane në shtetin verior Chihuahua të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Miroslava Breach është gazetari i tretë i vrarë këtë muaj në një nga shtetet më të rrezikshme në botë për punëtorët e medias.
Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Vrasja e gazetarëve nuk do të vrasë të vërtetën”.
Breach punonte për gazetën “La Jornada”.
Judith Calderon, anëtare e Sindikatës “La Jornada,” tha se kolegët e saj kërkojë një hetim të vrasjeve.
Autorët e vrasjeve të gazetarëve nuk janë gjetur.
“Sulmet ndaj gazetarëve vijnë nga anë të ndryshme”, ka thënë Calderon.
Kolumnisti Micardo Monlue u qëllua më 19 mars në Varakruzu, kurse Cecilio Pineda, korrespondent, më 2 mars në shtetin Guerrero.