Shtëpia e Bardhë ia uroi BE-së ditëlindjen e 60-të

Shtëpia e Bardhë ia uroi Bashkimit Evropian 60-vjetorin nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Romës dhe formimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane, me mesazh se të dy kontinentet i ndajnë vlerat dhe përkushtimin ndaj avancimit të paqes dhe sigurisë.

“SHBA-ja ia uron BE-së 60-vjetorin nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Romës në vitin 1957 dhe formimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane. Dy kontinentet tona ndajnë vlera të njëjta dhe para së gjithash përkushtim të njëjtë për avancim të paqes dhe prosperitetit përmes lirisë, demokracisë dhe qeverisjes së të drejtës”, thuhet në urim.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu porositi se së bashku me BE-në gëzohet për sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët në 60 vitet e ardhshme dhe më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button