Nuk ka informatë për punën e Komisionit për dygjuhësinë në Shkup

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski thotë se nuk e ka idenë nëse grupi i ekspertëve shqiptarë dhe maqedonas që duhej të mblidhej e të interpretonte ligjet për përdorimin e gjuhëve në nivel të Shkupit, ka mbajtur apo jo ndonjë takim deri tani. Trajanovski tha se ai komision do të mblidhet së shpejti, por nuk precizoi datë,transmeton Alsat.

“Komisioni është formuar, nuk e di a ka mbajtur mbledhje, më falni për këtë informatë që nuk e di, por ai komision do të nisë të funksionojë dhe të diskutojë rreth interpretimit të ndryshëm të të dy ligjeve me të cilën është rregulluar kjo materie”, d deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Komisioni i ngrit një muaj më parë, me një marrëveshje të arritur mes kreut të Çairit Izet Mexhiti dhe kreut të Qytetit, Trajanovski. Komisioni i ekspertëve do të shqyrtojë hapësirat ligjore që çojnë në anashkalimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Pikërisht për shkak të interpretimit të ndryshëm të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve që flasin 20 % e qytetarëve dhe Ligjit për emërtimin e rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore, shqipja vazhdon të mbetet e pa jetësuar. 

Ligji i gjuhëve thotë se në Qytetin e Shkupit, përveç maqedonishtes, gjuhë zyrtare është edhe ajo që flet 20% e popullatës, ndërsa ligji për emërtimin e objekteve, thotë se rrugët dhe objektet emërtohen edhe në gjuhë tjetër, kur 20 % e popullatës së komunës, i përket një etnie dhe gjuhe tjetër. Dallimi ka të bëjë me interpretimin në rang qyteti, dhe atë në rang komunash.

Lajme të ngjashme

Back to top button