Thaçi takohet me ambasadorin e Bullgarisë

Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vend, Ivan Petkov. 

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike, për zgjedhjet e shpallura si dhe për zhvillim të zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Gjithashtu temë e diskutimit ishte de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe marrëdhëniet ndër-fqinjësore mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në ditët në vijim do të vazhdojë takimet me përfaqësuesit diplomatik të akredituar në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button