Specialja së shpejti me aktakuzë për “Transportuesin”

“Këto ditë do të dorëzojmë aktakuzë për lëndën e njohur në opinion “Transportuesi”, kështu njoftoi prokurorja Fatime Fetai, në konferencën e sotme për shtyp, në të cilën hapi katër lëndë, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani”, njofton Portalb.mk.

Në këtë rast, kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski është dhe 22 persona tjerë dyshohen të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me transportimin e nxënësve të Manastirit, ku sipas PSP-së, i kanë bërë dëm Buxhetit të Maqedonisë 360.000 euro.

“Gjatë vitit 2012-2014, kryetari i Komunës së Manastirit ka miratuar mjete për transport të nxënësve gjë që ka kushtuar 205 herë më shumë se një pagë mesatare në Maqedoni”, tha Fetai gjatë hapjes së lëndës më 14 prill të vitit të kaluar.

Fetai, tha se bëhet fjalë për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga kryetari i Komunës së Manastirit, me dije të ministrit të Financave, Zoran Stavreski. Ata kanë bërë disa marrëveshje për transportimin e nxënësve në mënyrë të paligjshme që njëkohësisht shtetit i kanë bërë dëm rreth 360.000 euro.

“Kryetari i komunës së Manastirit dhe kryetari i Komisionit, në marrëveshje me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme dhe me transportuesit me dijeni të ministrit të Financave, shtetit i kanë shkaktuar dëm të përgjithshëm prej 22.024.891 denarë ose rreth 360 mijë euro për vetëm dy vite shkollore”, tha Fetai.

Për këtë, Taleski për rreth tre muaj qëndroi në paraburgim, derisa Gjykata e Apelit e ndërpreu e shfuqizoi këtë masë, duke e zëvendësuar me atë të “kujdesit”.

Lexo më shumë rreth rastit “Transportuesi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button