Këtë fundjavë fillon llogaritja verore e kohës

Llogaritja verore e kohës fillon fundjavën që vjen, gjegjësisht më 25 drejt 26 marsit kur akrepat e orës do të  zhvendosen për një orë përpara, gjegjësisht koha në orën 2 pas mesnate të llogaritet si 3.

Kalimi nga llogaritja dimërore në atë verore të kohës është vendosur me shpjegimin se me atë “zgjatet” dita, mundësohet kursim i konsumit të energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës është më efikase.

Llogaritja verore e kohës do të përfundojë javën e fundit të tetorit në orën tre të mëngjesit kur shigjetat e orës do të zhvendosen për një orë mbrapa.

Në ish – ­Jugosllavi, ndërsa me atë edhe në Maqedoni, llogaritja verore e kohës për herë të parë është vendosur më 27 mars të vitit 1983.

Për herë të parë kalimi prej llogaritjes dimërore në atë verore dhe anasjelltas është vërejtur në vitin 1916 në shtetet e Evropës Veriore, ndërsa në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve të 70­-ta të shekullit të kaluar.

Në shtetet të cilat janë në afërsi të ekuatorit dita dhe nata zgjasin kryesisht në mënyrë të barabartë kështu që me zhvendosjen e akrepave të orës nuk arrihet asgjë. Edhe në pjesët polare dita dhe nata zgjasin me muaj, kështu që zhvendosja e orës nuk jep rezultate.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës llogaritja verore e kohës nuk zbatohet në Arizona dhe Havai, ndërsa në Evropë nuk zbatohet në Islandë.

Disa nënvizojnë se kalimi i llogaritjes dimërore në atë verore të kohës dhe anasjelltas shkakton kaos në orarin e takimeve për shkak të ndarjes tejoqeanike të ndryshimit të kohës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button