PLD: Të mos luajmë me zjarr, pasi shpejt mund të digjemi

Partia Liberale Demokratike (PLD), “shqetësohet dhe paralajmëron” se bllokimi i proceseve eurointegruese janë kërcënimi më i madh për unitaritetin e Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Dëshira e 75% të qytetarëve të Maqdonisë që të jemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s është garanci e vetme për unitaritetin, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të të gjithë qytetarëve. Porositë e eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, janë të qarta dhe pa mëdyshëse. Të mos luajmë me zjarr, pasi që lehtë mundemi që të digjemi”, thonë nga PLD.

PLD apelon edhe deri te BE që nëse vendosen sanksione të caktuar ndaj Maqedonisë, të njëjtat t’i përfshijnë vetëm disa individë të cilët e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit, dhe jo situata të reflektojë ndaj të gjithë qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button