Ligji që të zhvat para po u ngatërrove me funksionarë, posaçërisht me Mijallkovin

Qendra për zhvillimin e mediave vlerëson se ligji i ri për përgjegjësi qytetare nuk është në mbrojtje të të gjithë gazetareve, por sipas tyre gjykatat kanë ende qasje selektive.

Sipas raportit që prezantoi kjo Qendër, kur paditësit janë funksionarë të lartë të pushtetit proceset gjyqësore reagojnë dhe marrin menjëherë rastin në dorë.

“Ne u penduam që dorëzuam ankesën rreth aktvedinimit, nga procesi kur paditës kishim z. Sasho Mijallkov, sepse taksa gjyqësore është 96 mijë denarë. Unë nuk besoj se dikush në gjykatat tona, pavarësisht të shkallës së parë, apo të apelit, do të kenë guxim të korrigjoje vendimin në favor tonin, pavarësisht argumenteve dhe mbrojtjes tone”, tha Jadranka Kostova, redaktore e ‘Fokus’.

Ajo shtoi se një shumë e tillë do të ndikonte negativisht për një medium të vogël apo ndonjë portal i cili nuk ka pas vetes ndonjë biznesmen të madh, madje një padi ndaj tyre apo ndonjë ankesë do të thoshte mbyllje e funksionimit dhe punës së një medium.

‘Tani ballafaqohemi me situata kur paditësi kërkon shumë të madhe nga gjykata, i është shqiptuar një shumë simbolike, vërtetojmë se nuk ka bazë për përgjegjësi për shpifje, por i padituri vendos që të mos ankimojë aktvendimin për shkak të shpenzimeve që duhet t’i paguajë për ankesën’, u shpreh Filip Medarski, avokat.

Ndërkaq nga ana tjetër kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë,  Naser Selmani,e kundërshtoi këtë analizë dhe mohoi që ligji për çkriminalizimin e shpifjes nuk ka dhënë fryte. 

 “Sa më shumë të trajtojmë këtë çështje dërgojmë mesazhin sikur më shumë do donim të hymë në burg se sa të paguajmë gjoba. Kush mendon kështu le të flet me Kezhon të kuptojnë se si është të hysh në burg. Kjo analizë e bërë në këtë raport nuk është e detajizuar mirë dhe nuk ka shifra të qarta lidhur me këto raste që janë prezantuar’, tha Selmani.

Në këtë raport u dhanë detaje të proceseve gjyqësore të cilat tani më kanë përfunduar, në të cilat ata që kanë ngritur padi ishin funksionarë të lartë shtetëror, kurse rastet në të cilat mediat bëjnë padi, ende janë në procedurë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button