Autoritetet amerikane mendojnë për sanksione gjithëpërfshirëse kundër Koresë së Veriut

Qeveria e SHBA-së mendon të sjellë sanksione gjithëpërfshirëse kundër Koresë së Veriut me qëllim që t’u përgjigjet kanosjeve nga programi i saj bërthamor dhe raketor, ka deklaruar një përfaqësues i lartë i administratës amerikane.

Qëllimi i masave represive është që Koreja e Veriut të largohet nga sistemi financiar global.

Me sanksionet do të përforcohet presioni ekonomik dhe diplomatik ndaj Phenianit. Theks do të vendoset tek kompanitë dhe bankat kineze, të cilët kanë lidhje më serioze me Korenë e Veriut, si dhe në përforcimin e mbrojtjes së SHBA-së dhe aleatëve të saj Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button