Deklarata shokuese të kandidates franceze për Kosovën
![](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/02/le-pen-e1487676991799.jpg?fit=650%2C415&ssl=1)
Kandidatja për presidente të Francës dhe liderja e Frontit Nacional, Marin Le Pen, sërish shokon me deklaratat e saj në planin e politikës së jashtme. Ajo në një tubim tha se do ta anulojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmetojnë mediat serbe, raporton Kosova Info.
Në tubimin parazgjedhor në Paris ajo theksoi se Kosova është “vend i shenjtë serb dhe krishterë i cili është mbrojtja e fundit e krijimit të shtetit të ri Islamik në Evropë. Po ashtu tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet e ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”.
Ajo konsideron se fitorja e saj eventuale do t’i ndihmojë shembjes së BE dhe krijimit të kombeve të reja evropiane.
Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 23 prill.