Presidenti i Egjiptit në fillim të prillit do të vizitojë SHBA-të

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, në javën e parë të muajit prill me ftesë të homologut të tij amerikan, Donald Trump, do të qëndrojë për vizitë shtetërore në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve “Al – Ahram” raporton se kjo do të jetë vizita e tij e parë në Washington pasi mori detyrën e presidentit në vitin 2014.

Gjatë vizitës treditore presidenti egjiptian me zyrtarët amerikanë do të bisedojë për shumë tema bilaterale, rajonale dhe globale, ndërsa njëra nga ato mund të jetë edhe për marrëdhëniet mes Izraelit dhe Palestinës.

Kujtojmë se, Al-Sisi, i cili përmes grushtit të shtetit përmbysi pushtetin e presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Morsi, ka qenë një nga liderët e parë botërorë i cili uroi fitoren e Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA të mbajtura në nëntor të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button