Rusia: Në xhami është gjetur pjesë e raketës që përdorin forcat e koalicionit

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë Igor Konashenkov, në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj xhamisë në fshatin Jeeneh të qytetit perëndimor sirian të Halepit, theksoi se në afërsi të fshatit në fjalë është gjetur pjesë e raketës AGM-114 Hellfire të cilat përdoren nga forcat e koalicionit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në zonën ku ndodhi shpërthimi është gjetur një pjesë e raketës AGM-114 Hellfire që përdoren nga forcat e koalicionit”, tha Konashenkov në një konferencë për mediat.

Ai kritikoi mediat perëndimore që akuzojnë Rusinë për sulmin ajror mbi xhaminë në fshatin sirian, duke shtuar se, para publikimit të lajmeve anti-ruse, të bëjnë hetim thelbësor.

Ai gjithashtu theksoi se pjesa e gjetur e raketës AGM-114 Hellfire hedhë poshtë akuzat kundër Rusisë.

“Kjo dëshmi hedhë poshtë akuzat kundër Rusisë”, porosit Konashenkov, duke theksuar se Moska pret prononcim të zyrtarëve amerikanë në lidhje me rastin.
“Pjesa e gjetur e raketës nuk u jep të drejtë forcave të koalicionit të heshtin. Ne presim prononcim nga zyrtarët amerikanë”, ka thënë Konashenkov.
SHBA ka pranuar se kanë kryer sulm ajror në fshatin Jeeneh të qytetit perëndimor sirian të Halepit, duke pretenduar se qëllimi i tyre nuk ishte xhamia, por organizata terroriste Al-Kaeda.
Në sulmin ajror ndaj xhamisë në fshatin Jeeneh në perëndim të qytetit sirian Halep, jetën e humbën të paktën 58 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Zyrtarët lokalë thanë se sulmi ka ndodhur në momentetin kur besimtarët ishin në xhami në kohën e jacisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button