Rasti “Kumanova”, dyshime për përfshirjen e agjentëve, e kanë ditur por nuk kishin ndërmarrë asgjë

Ndonëse publikisht ishte paralajmëruar një sulm i mundshëm nga një grup i armatosur nga jashtë, policia dhe shërbimet vendase nuk kishin ndërmarrë asgjë për parandalimin e një kërcënimi të tillë, që sipas vlerësimet të ndryshme kishte për qëllimin shpërqendrimin e vëmendjes së opinionit nga afera e përgjimeve që kishte tronditur vendin. Para se të ndodhte sulmi në Goshincë të Likovës e që javë më pas pasoi me përleshjen e armatosur në Kumanovë, ish gjenerali i policisë në vitin 2001, Stojançe Angellov kishte paralajmëruar një skenar, shkruan Alsat-M.

Angellov pretendonte se për realizimin e tij janë dhënë 2 milionë euro, por pa potencuar emra nga kush dhe për kë.

Në vazhdën e seancave gjyqësore për rastin Lagja e Trimave, të akuzuarit në dëshmitë e tyre përmendën disa emra të pjesëtarëve të policisë sekrete të Maqedonisë. Sipas tyre, qasja e agjentëve ka qenë jashtë kompetencave dhe se kanë luajtur rol konstruktiv në realizimin e skenarit.

Edhe avokatët mbrojtës konfirmojnë informacionet se në mesin e logjistikës për realizimin e skenarit Kumanova, ka të përfshirë policë dhe agjentë. Avokatja Artene Ademi konsideron se disa policë para dhe pas aktit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Prokuroria Publike nuk shpjegon nëse posedon informacione për përfshirje të mundshme të policëve në rastin e Kumanovës. Nga ky institucion hetues thonë se nuk do të komentojnë asgjë derisa rasti është në procedurë gjyqësore. As nga ministria e Brendshme nuk shpjegojnë nëse Kontrolli i brendshëm i këtij dikasteri do të nis procedurë për të hetuar punën e agjentëve sekret të cilët kanë punuar në rastin e Kumanovës, që nga informacionet e para në terren dhe deri tek arrestimi i tashmë të akuzuarve.

Në seancat e deritanishme gjyqësore, të akuzuarit në dëshmitë e tyre kanë përmendur disa emra të agjentëve me të cilët kanë pasur me ta kontakt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button