Regjistrohen votues në apartamente në kate që nuk ekzistojnë
Vëzhguesit e CIVIL kanë ka kërkuar qytetarë që janë të regjistruar se jetojnë në apartamente dhe kanë zbuluar se në disa raste fqinjët nuk i njohin personat apo disa apartamente as që ekzistojnë.
Emrat e qytetarëve në adresën “Petar Delan” në banesën me numër 11 në Kisella Vodë janë regjistruar në Listën Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, por banorët e kësaj banese ju thanë vëzhguesve të Civil se këto njerëz nuk janë fqinj të tyre përveç një emri në listë. Habit fakti se në adresën e shënuar janë regjistruar votues që jetojnë në hyrjen e 5 apo 6, ndërsa banesa ka vetëm dy hyrje. Por kjo nuk ndodh për herë të parë thonë banorët e kësaj lagje.
“Në zgjedhjet e kaluara kishim 9 hyrje, tani ka më pak”, thotë një banor.
Vëzhguesit e Civil ishin edhe në banesën e dytë ku morën informacione se është regjistruar votues i cili jeton në apartamentin me numër 22. Fqinjët e apartamentit 16 dhe 17 mbeten të shtangur sepse ato jetojnë në katin më të lartë dhe nuk ka apartament tjetër, ata janë të fundit.
Kryetari i organizatës joqeveritare Civil Xhabir Deralla deklaroi se ka edhe shumë raste të këtilla ndërsa do të informohet edhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.