Thaçi: Politika folklorike e BDI-së ka shumë pasoja për shqiptarët

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi gjatë ditës së sotme qëndroi në Strugë ku realizoi një seri takimesh me qytetarët dhe aktivistët e PDSH –së.

Thaçi dhe kandidati presidencial Iljaz Halimi fillimisht realizoi një ndalesë të vogël në fshatin Livadhi, ku në një takim të shkurtër me qytetarët qëndroi vetëm kandidati presidencial, ndërsa lideri Thaçi u drejtua në fshatin Ladorisht ku mbajti një takim me aktivistët dhe qytetarët që kishin dalë për ta pritur në shtabin elektoral.

Thaçi në Ladorisht përcolli mesazhin se politika e BDI-së, qytetarët shqiptar e ka sjellë në prag të mbijetesës .Ndërkohë në lidhje me caktimin e kandidaturës së Zija Jonuzit kryetari i PDSH-së theksoi se kjo ndodhi edhe për arsye të respektit që ai dhe lideri historik i kësaj partie tashëm i ndjerë Arben Xhaferi dhe PDSH kanë pasur dhe kanë për toskët e Strugës, të cilët gjithmonë e kanë ditur ta mbështesin këtë subjekt.

’’Shumë skajshmërisht me sinqeritet Zijai e ka fituar kandidaturën për shkak të përcaktimit tim dhe të Arben Xhaferit ndjesë pastë sepse kemi një respekt të jashtëzakonshëm për ju që jetoni në këto hapësira për Ladorishtin Frëngovën dhe ti bie drejt,për toskët. PDSH-ja nuk ka pasur eksponentë, kandidaturë prej kësaj ane,por ju gjithmonë e kemi mbajtur gjallë PDSH-në e keni forcuar dhe e keni mbështetur,pa ndonjë interes konkret grupor,individual e kështu me radhë’’ tha Thaçi në Ladorisht.

Pas këtij takimi lideri i PDSH-së u drejtua për në fshatin Koroshishtë ku zhvilloi takimin e radhës me qytetarët e këtij lokaliteti. Thaçit potencoi në Koroshishtë se sot BDI fletë shumë për flamur për gjuhë apo për çështje kombëtare ku pjesa më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë nuk e kanë idaren dhe janë në prag të mbijetesës .Sipas tij BDI të tregojë se në këto 12 vjet në qeveri sa ka kontribuar për mirëqenien e shqiptarëve të Maqedonisë. 

Për Thaçin nuk ka një përplasje ndërmjet shqiptarëve të PDSH-së dhe BDI-së por ka një përplasje të madhe ndërmjet qindra mijëra shqiptarëve kundër qeverisë së Gruevskit ku merr pjesë edhe zoti Ahmeti.’’Arsye pse e them këtë është se ju të gjithë takoni funksionar të BDI-së të cilët hapur thonë se ne na nënçmojnë maqedonasit, nuk na bëjnë hesap, na shkelin dhe nuk kemi kurrë farë autoriteti dhe dinjiteti. Ju duhet tu thoni atyre që për t’i ikur këtij nënçmimi duhet fitorja e PDSH-së, sepse ky është qëllimi i vërtet i kësaj beteje. Ata po imponojnë një politikë folklorike me shumë pasoja për shqiptarët e Maqedonisë’’ theksoi Thaçi në tubimin kryesor në Koroshishtë. 

Në këtë takim me një fjalë rasti u prezantua edhe kandidati për president Iljaz Halimi i cili theksoi se këtë radhë shqiptarët kanë shansin historik për të votuar kandidatin e vetëm shqiptar për president në mënyrë që pastaj të negociojnë për një marrëveshje të re në dobi të prioriteteve të tyre. Gjithashtu në Koroshishtë me një fjalë rasti u prezantua edhe Nafi Doko kandidatë i ranguar në pozicionin e dytë në listën e PDSH-së për zonën e pestë zgjedhore si dhe shef I shtabit të PDSH-së për Strugën./strugalajm 

Lajme të ngjashme

Back to top button