Anketë: BDI 11.1 përqind, PDSH 3.9 përqind, RDK 1.1 përqind
Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje të Mirë (IHPQM) në periudhën prej 4-6 Prill, zbatoi anketë telefonike për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Rezultatet janë si vijon:
Cilën parti do ta votoni në zgjedhjet parlamentare të 27 prillit?
Partia |
Përqindja |
BDI |
11.1 % |
PDSH |
3.9% |
RDK |
1.1% |
VMRO DPMNE |
25.1% |
LSDM |
19.9 % |
A do të votoni në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 13 prillit?
Pyetje dedikuar 1000 të anketuarve shqiptarë:
PO |
12.1% |
JO |
86.5% |
Të pavendosur |
1.4% |
Hulumtimi është zbatuar në 1060 të anketuar që është ekzemplar reprezentativ për Maqedoninë.
“Gjatë procesit të anketimit janë plotësuar të gjitha karakteristikat demografike dhe specifikat e popullatës ( siç janë struktura etnike, mosha, arsimi dhe gjinia). Gabimi marginal (statistikor) për të dhënat është ±3%.” njoftojnë nga IPRG, një nga themeluesit i së cilës është Bashkim Bakiu.