Bildt: A do të arrestohem nëse mbaj tubim parazgjedhor në Vjenë?

Ish kryeministri i Suedisë, njëherësh anëtar i Këshillit të Evropës për Punë të Jashtme, Carl Bildt, duke komentuar veprimin skandaloz të Holandës kundrejt zyrtarëve të Turqisë, parashtroi pyetjen nëse vallë ai do të arrestohej nëse mban një tubim parazgjedhor, për shembull në Vjenë të Austrisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse mbaj një tubim parazgjedhor për suedëzët në Vjenë, do të më arrestoni”, ka pyetur Bildt.

Ai theksoi se nuk ekziston asnjë arsye e vërtetë e cila do të arsyetonte pohimet e disa zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE) për ndalesën e tubimeve parazgjedhore në shtete të tjera.

Diplomati suedez deklaroi se vet ai, ka qenë pjesëmarrës në fushata jashtë vendlindjes të cilat kanë pasur të bëjnë me zgjedhjet në Suedi, ndërkohë që kishte qenë dëshmitar i fushatave parazgjedhore në Suedi të mbajtura nga politikanë nga shtete të tjera.

Bildt tha më tej se ndalesat e autoriteteve gjermane, holandeze dhe austriake do të shkaktojnë probleme serioze në aspektin e lirive, sidomos lirisë së shprehjes dhe tubimit.

Rikujtojmë se autoritetet holandeze ndaluan pjesëmarrjen e zyrtarëve turq në tubimet elektorale për referendumin kushtetues në Turqi.

Fillimisht nuk lejuan aterimin e aeroplanit të ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe më pas ndaluan eskortën e ministres për Politika Sociale dhe Familje, Fatma Betul Sayan Kaya duke pamundësuar hyrjen e saj në ambientet e përfaqësive diplomatike të Turqisë në Roterdam dhe të njëjtën e shoqëruan deri në kufirin e Holandës me Gjermaninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button