Lajm i mirë për Evropën: Holanda i thotë jo ekstremistit Geert Wilders

Partia e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, ka fituar shumicën e vendeve në parlamentin holandez në zgjedhjet e mbajtura sot, tregojnë ‘exit poll’-et e para.
Partia e tij e qendrës së djathtë, VVD, ka siguruar 31 nga gjithsej 150 vende në parlament, tregojnë anketat pas zgjedhjeve, raporton BBC.

VVD e Ruttes i ka lënë shumë prapa tri partitë e ardhshme, përfshirë Partinë e Lirisë (PVV) anti-emigracion të ekstremistit Geert Wilders; kristiandemokratët; dhe partinë D66, që kanë arritur të sigurojnë nga 19 vende në parlament secila, transmeton Gazeta Express.

Partia e Wilders printe deri vonë në anketat e opinionit, por mbështetja për të është tkurrur në ditët e fundit.

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e përgjithshme ka qenë e lartë – ekspertët parashikojnë se 80% e holandezëve me të drejtë vote e kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.

Analistët thonë se pjesëmarrjes së lartë të votuesve mund t’ia kanë parë hairin partitë pro Bashkimit Evropian dhe ato liberale.

Udhëheqësi i fushatës së partisë së kryeministrit Rutte ka thënë se votuesit i kanë dhënë “përsëri besimin” VVD’së.

Zgjedhjet në Holandë janë parë në Evropë si barometër për performancën e partive populiste në zgjedhjet e tjera në shtetet anëtare të BE’së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button